Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja ka zhvilluar sot një takim me prokurorin kombëtar të antimafias dhe antiterrorizmit në Itali, Giovanni Melillo.
Kraja ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe nje foto nga salla ku është mbajtur ky takim në Romë, një sallë që mban emrin e kryeprokurorit të famshëm italian Giovanni Falcone.
SPAK bën me dije se Kraja dhe Melillo diskutuan rreth bashkëpunimit shumë të mirë mes dy institucioneve si dhe dakortësinë për gritjen në një nivel më të lartë të punës së përbashkët.