Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në rrugën ku vëllai i tij vrau një person 7 muaj më parë, Albi Bashaliu sa doli nga lokali, një person e thirri dhe e ekzekutuan

Shkruar nga Newsbomb
Në rrugën ku vëllai i tij vrau një person 7 muaj më

Albi Bahsaliu, 32 vjeç, mbeti i vdekur mëngjesin e kësaj të hëne në Gjoçaj të Peqinit pasi u qëllua për vdekje me breshëri plumbash nga persona të tjerë. Pak momente pas ngjarjes, autorët dogjën dhe makinën duke fshehur gjurmët.

I riu u vra sapo doli nga një lokal në fshatin Gjoçaj, pranë vendit ku vëllai i tij, Leonard Bashaliu, 7 muaj më parë vrau të njohurin e tij Ylber Xhahysa. Dyshimet paraprake janë se ngjarja ka ndodhur për motive hassmërie, por grupi hetimor vazhdon hetimet.

Albi Bashaliu ishte i ulur brenda në lokal për shkak dhe të motit me reshje. Dikush e thirri në emër nga jashtë dhe sapo doli, 32 vjeçari u qëllua për vdekje. Trupi i pajetë i të riut u gjet në anë të rrugës dhe menjëherë u njoftua dhe Policia.

Në vendngjarje ka shkuar sot dhe kreu i Policisë Kriminale Tonin Vocaj.

 Autorët duket se e kishin menduar mirë vrasjen dhe e kishin mbajtur në monitorim Albi Bashaliun. Deri tani nuk ka asnjë gjurmë të tyre përveç makinës që u gjet e djegur pranë vendit të ngjarjes. Tre persona që ndodheshin në lokal në momentin e vrasjes së 32 vjeçarit janë marrë në pyetje si dëshmitarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu