Hapësire reklamuese

Politikë

Në rrezik imuniteti i Berishës, Argita Malltezi e pranishme në protestën e opozitës

Shkruar nga Newsbomb
Në rrezik imuniteti i Berishës, Argita Malltezi e pranishme në

Vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi është e pranishme në protestën e organizuar nga opozita.

Edhe pse ka mbjtur një profil të ulët politik, Malltezi ka thyer heshin dhe ka zgjedhur të mbështes përsëri publikisht të atin e saj dhe Partinë Demokratike. Ndërkohë, pranë saj, forcat e shumta të policisë kanë krijuar kordon te Kyresia e Kuvndit, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Hera e fundit që Argita u shfaq në publik ishte më 11 dhjetor në festën e 33-vjetorit të themelimit të PD-së në Hotel Tirana. Ndonëse është spekuluar shumë se ekziston mundësia se mund t’i futet politikës, por deri më tani Argita Malltëzi e ka mohuar kategorisht një gjë të tillë.

Berisha ka thirrur protestën sot tek Kryesia e Kuvendit. Gjithashtu një tjetër protestë do të mbahet edhe ditën e enjte, këtë herë tek salla e Parlamentit të Shqipërisë, ku do të zhvillohet dhe seanca parlamentare.

Opozita e të drejtave të mohuara në akson”, ky është edhe slogani iu kësaj proteste.

SPAK ka kërkuar që Berishës t’i hiqet imuniteti pasi atij i është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, por Sali Berisha ka refuzuar të shkojë qoftë dhe një herë të vetme para togave të zeza, duke dërguar avokatët e tij ta përfaqësojnë. E ndaj SPAK kërkon që Berishës t’i hiqet imuniteti për t’i dhënë ish-kryeministrit një masë sigurie më të ashpër.

Sali Berisha është vënë nën hetim nga SPAK për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në Tiranë. Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi ranë në pranga për të njëjtën çështje, por për ish kryeministrit nuk u mor e njëjta masë.

Shkak për këtë gjë është bërë mosha e thyer e Berishës, i cili dy muaj  më parë festoi ditëlindjen e 79-të. Si dhe pasaporta e ish-kryeministrit është bllokuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, duke i hequr atij mundësinë për t’u larguar jashtë vendit.

Ai është një ndër zyrtarët më të lartë të shtetit për të cilin kërkohet një masë sigurimi, duke u bërë i pari ish-president i Republikës që ka hesape të hapura me drejtësinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese