Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Në rresht njëri pas tjetrit/ Meta, Ruçi dhe Rama pa maska dhe doreza bëjnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve (FOTO-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Meta, Rama dhe Ruci homazhe te Varrezat e Deshmoreve

Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi kanë kryer homazhe ditën e sotme te Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e 5 Majit, Ditën e Dëshmorëve të tdheut.

Në rresht njëri pas tjetrit, duke ruajtur distancimin social por pa mjete mbrojtëse si maska dhe doreza, krerët e shtetit i janë drejtuar monumentit "Nëna Shqipëri", për të çuar kurorat me lule në nderim të dëshmorëve.

Presidenti Meta ishte i pari, ndërsa më pas homazhet i bëri kryeparlamentari Ruçi dhe në fund Kryeministri Rama.

Ceremonia u zhvillua nën masa të rrepta sigurie për shkak të pandemisë COVID-19, ndërsa krerët pritën edhe këndimin e Himnit të Shqipërisë përpara se të largoheshin.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll