Hapësire reklamuese

Social Bomb

Në qendër të skandalit "McGonigal", Dorian Duçka "pastron" imazhin në Instagram: Jetoje jetën, mos ki frikë nga asgjë!

Shkruar nga Newsbomb
Në qendër të skandalit "McGonigal", Dorian Duçka

Ish-këshilltari i jashtëm i kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçka është një ndër personat e përmendur në dosjen amerikane të arrestimit të Charles McGonigal, ish-drejtori i Kundërzbulimit në zyrën e Nju Jorkut. Sipas aktakuzës, Duçka ka mundësuar takimin e parë të Ramës me McGonigal.

Mirëpo, edhe pse është në qendër të akuzave që kanë trazuar Amerikën dhe politikën në Shqipëri, Dorian Duçka duket i pa shqetësuar. Në vëzhgim në llogarinë e tij në Instagram, shihet se ish-zv.ministri dhe ish-këshilltari i Ramës ka vendosur "të pastrojë" imazhin.

Në tre postimet kryesore që Dorian Duçka ka bërë "pined", i pari tregon disa foto nga takimi i tij me ish-kancelaren Angela Merkel, i dyti është një foto e gëzueshme e tij dhe i treti ka disa pamje nga vizita në Kiev, gjatë 2022. Krah Ramës në takimin me Zelenskyn shfaqet dhe Dorian Duçka.

[gallery link="none" columns="1" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="669399,669403,669404"]

Pas këtyre tre postimeve të bëra "pined", pra të vendosura kryesore, fotografia e radhës është publikuar ditët e fundit, gjatë kësaj jave. Edhe pse politika në Tiranë "zien" nga akuzat, Dorian Duçka ka publikuar një portret të vetin shoqëruar me një shprehje motivuese nga Oscar Wilde.

"Jeto! Jetoje jeten e mrekullueshme brenda vetes! Mos lejo te humbasesh asgje! Kerko gjithmone ndjesi te reja... mos u frikeso nga asgje", është shprehja që ka zgjedhur ish-këshilltari i Ramës, për të shoqëruar një portret të tijin realizuar nga Helidon Haliti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese