Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Në PS janë të bindur, Mazniku: Kemi fituar mbi 74 mandate

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, nga selia rozë, deklaroi për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se PS ka fituar mbi 74 mandate.

Ai bëri thirrje që të pritet procesi i numërimit me qetësi, por shtoi se PS e di sesi kanë votuar qytetarët sepse ka patur takime intensive me ta.

“Qytetarët e kanë shprehur vullnetin e tyre, ai proces është mbaruar dhe prej atij momenti po administrohen kutitë dhe ne do të duhet vetëm të presim dhe të shohim rezultatin. Pavarësisht të gjitha debateve dhe diskutimeve, sondazhet tregojnë qartësisht se PS është forcë e parë dhe forcë qeverisëse në mandatin tjetër. Rezultatet do të jenë shumë herë më të mira sesa sondazhet. Marrim mbi 74 mandate. Tirana është një qytet i madh me shumë njerëz dhe dinamik. Është një nga qytetet që e di dhe do të tregojë vullnetin për mbështetjen e PS dhe për Edi Ramën. Duhet pritur me shumë qetësi numërimi i votave. Ne e dimë si kanë votuar qytetarët sepse kemi punuar me ta gjatë gjithë kësaj kohe. Pjesëmarrja në Tiranë dhe qytetet e tjera është e ndikuar shumë nga mënyra si kanë qenë zgjedhjet kësaj radhe, se njerëzit kanë zgjedhur edhe kandidatët.”

Ovacionet në PS nuk munguan, teksa pas çdo deklarate të Maznikut kishte brohoritje e duartrokitje nga të rinjtë socialistë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img