Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në protestë kundër shitjes së Uzinës për skrap, naftëtarët e Ballshit shoqërohen në Komisariat

Shkruar nga Newsbomb
Në protestë kundër shitjes së Uzinës për skrap,

Prej ditësh naftëtarët e Ballshit janë në protestë përpara portës kryesore të Uzinës, duke kërkuar që rafineria ku kanë punuar prej vitesh të mos shitet për skrap, por të rivihet në punë.

Ndërkohë, këtë pasdite disa prej tyre janë shoqëruar në polici, ku do të pyeten mbi protestën e organizuar këto ditë. Gjithashtu ata akuzohen se kanë prishur derën kur kanë tentuar të kalojnë portën e rafinerisë, si dhe kanë kundërshtuar rojet private të vendosur në ruajtje të objektit.

Kujtojmë se janë më shumë se 800 naftëtarë që kërkojnë rihapjen e rafinerisë dhe vënien e saj në punë, pasi puna në uzinë eshtë e ardhura e vetme për të mbajtur familjet e tyre. Pjesa më e madhe e tyre kanë fituar edhe gjyqin për të marrë rrogat e padhëna gjatë viteve, por nuk kanë marrë asnjë lekë.

Qeveria vendosur një rrogë prej 300 mijë lekësh në muaj për të gjithë naftëtarët që nuk arrijnë të gjejnë punë për 3 vitet e ardhshme, por kërkesa e tyre është rifillimi i punës, në vendin ku kanë punuar prej shumë vitesh.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll