Hapësire reklamuese

Rajoni

Në pronësi të biznesmenëve dhe politikanëve, pas sekuestrimit, fillon shembja e vilave luksoze në Brezovicë

Shkruar nga Newsbomb

Prokuroria e Ferizajt në Kosovë dy muaj më parë zhvilloi një operacion të madh në zonën e Brezovicës, ku u sekuestruan 100 vila luksoze, të cilët u përkasin politikanëve dhe biznesmenëve.

U bë me dije se dy nga vilat e sekuestruaua, të cilat ishin ndërtuar pa lejë, i përkisnin vëllezërve biznesmenë të ish-presidentit të Hashim Thaçi, gjithashtu edhe  ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj dhe tre gjykatësit Mustafë Tahiri, Bashkim Hyseni dhe Agim Maliqi figurojnë të jenë pronarë të disa prej vilave të sekuestruara.

Ndërkohë, ditën e sotme zëdhënësi në Komunën e Podujevës, Fatri Zhitia, ka bërë me dije se mëngjesin e sotëm ka filluar shembja e disa prej vilave.

" Sot në mëngjes ka filluar aksioni për rrënimin e vilave. Planifikohen 5 vila të rrënohen. Ditën e hënë do zhvillohej ky aksion, por policia ka kërkuar të shtyhet për sot për shkak të zhvillimeve", tha ai.

Ai tha se nuk ka rezistencë nga banorët aty dhe ato vila që po rrënohen janë ndërtime pa leje.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll