Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në pritje të vendimit të SPAK/ Arrest në shtëpi apo në seli? Përgjigjet Berisha

Shkruar nga Newsbomb
Në pritje të vendimit të SPAK/ Arrest në shtëpi apo

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga ambientet e selisë së PD-së pas disa orësh mbledhje që zhvilloi atje me demokratët, pasi Kuvendi miratoi  sot kërkesën e SPAK për ta arrestuar.

Pasi doli nga selia Berisha tha për gazetarët se Partia Demokratike do të marrë çdo masë që t’i japë përgjigjen e merituar Edi Ramës. Ish-kryeministri tha se motoja e opozitës është “o sot, o kurrë”.

“ Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe shef një bandë antikushtetuese në veprim. PD do të marrë çdo masë që ti japë përgjigjen e e merituar Edi Ramës. Nuk kam sekrete unë, o sot o kurrë kjo është moto e opozutës”, tha Berisha.

LEXO EDHE: Heqja e imunitetit, ç’ndodh tani me Sali Berishën dhe procedurat e SPAK-ut

Gjithashtu Berisha u pyet se ku do ta kryejë arrestin në shtëpi apo në selinë e PD-së. Lidhur me këtë pyetje Berisha tha se këtë çështje do ta diskutojnë me avokatët e tij.

"Çështje që do diskutohet me avoketërit ku do kryej arrestin, në shtëpi apo në seli", tha Berisha.

Teksa në SPAK ka mbërritur autorizimi i Kuvendit për arrestimin e tij,  burime jo zyrtare tregojnë se ekziston mundësia që kryedemokrati të qëndrojë brenda selisë së PD-së, formë proteste ndaj vendimit të Kuvendit, por edhe kërkesës së SPAK.

LEXO EDHE: SKENARI/ Ngujimi në selinë e PD-së, a do të çojë në burg BKH-ja Sali Berishën?

Megjithatë, procedurialisht janë oficerët e Byrosë Kombëtare të Kuvendit ata që duhet të njoftojnë dhe njohin Sali Berishën për vendimin e dhënë, pasi Gjykata e Posaçme (GJKKO) të miratojë vendimin për arrest shtëpie. Por, a do të mund të futen oficerët brenda selisë së PD-së dhe a do ta pranojë Berisha vendimin për arrest shtëpie?

Nëse jo, ligji parashikon që çdo person, kur nuk pranon vendimin e dhënë nga Gjykata për arrest shtëpie, arrestohet dhe shoqërohet forcërisht në ambientet e burgut.

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot heqjen e imunitetit të Sali Berishës, e kërkuar kjo nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Lideri historik i Partisë Demokratike nuk e pranoi këtë vendim, duke e cilësuar si ilegjitim në shkelje me Kushtetut.

Kujtojmë që Sali Berisha akuzohet për veprën penale të Korrupsionit Pasiv për funksionarë të lartë e kryer bashkëpunim, që parashikon burgim nga 4-12 vite. Por, duke qenë se ai është në moshën 79-vjeçare, ligji parashikon se masa e sigurisë nuk mund të jetë më e rëndë se arrest shtëpie për gjithë shtetasit mbi 70-vjeç.

Mirëpo ekziston mundësia që GJKKO të vendosë dhe arrest me burg, në rast se e kërkon Prokuroria, pasi pika 2 e nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale thekson se në raste të veçanta, masa e sigurisë mund të ketë këtë formë shtrënguese, kur vepra penale e konsumuar ka parashikim dënimi deri në 10 vite.

LEXO EDHE: Kuvendi i hoqi imunitetin, Berisha: Parlament i vrimës së miut, akt anti-kushtetues!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese