Hapësire reklamuese

Rajoni

Në prag të zyrtarizimit të qeverisë së re, Mali i Zi ndryshon qëndrim, tashmë pro “Ballkanit të Hapur”

Shkruar nga Newsbomb
Në prag të zyrtarizimit të qeverisë së re, Mali i Zi

Qeveria e re e Malit të Zi me kryeministër Dritan Abazoviç është në prag zyrtarizimi, ndërkohë që duket se ky shtet pas shumë refuzimesh do t’i bashkëngjitet nismës “Ballkani i Hapur”.

Ministri malazez i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Milatoviç, tha për Zërin e Amerikës se çdo iniciativë që synon integrimin ekonomik rajonal duhet të merret parasysh.

“Në angazhimin tim profesional, në një periudhë të dhjetë viteve të kaluara, dhe para se të vija në Qeverinë e Malit të Zi, kam investuar shumë përpjekje në përmirësimin e marrëdhënieve rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Ajo që mungon aktualisht në Ballkanin e Hapur janë mekanizmat shtesë të caktuar të institucionalizimit të asaj nisme, por mendoj se në parim është nismë e mirë.

Mendoj se edhe Mali i Zi përmes potencialit të tij lider në aspektin e integrimit evropian, mund t’u sigurojë të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor një kontribut shtesë, dhe përmes kësaj iniciative rajonale, të gjithë së bashku të bëjmë përparim më të fuqishëm drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.

Përsa i pëket luftës në Ukrainë, ai tha se pronat e oligarkëve rusë të sanksionuar do të sekuestrohen, ashtu siç ka bërë Bashkimi Europian.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu