Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në prag të samitit në Tiranë, Zelensky: Vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka falenderuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për solidaritetin e treguar ndaj vendit të  tij.

Teksa ka rishpërndarë postimin e Begajt, Zelensky thekson se Ukraina vlerëson mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë dhe se presin me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore.

 “Faleminderit për fjalët tuaja të mira dhe solidaritetin e palëkundur me Ukrainën, Bajram Begaj. Ne vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë dhe presim me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane si për vendet tona ashtu edhe për Europën në tërësi”, shkruan Zelensky në X.

Presidenti Bajram Begaj, me rastin e shënimit të dyvjetorit të luftës Rusi-Ukrainë, ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e Shqipërisë.

“Dy vjet pas agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë të Rusisë kundër Ukrainës, ne qëndrojmë me frikë nga lufta e guximshme e popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe sovranitet. Ne mbetemi aleatë të palëkundur të Ukrainës, duke mbrojtur së bashku këto parime universale”, shkruante Begaj në një postim në platformën “X”.

Postimi i Volodymyr Zelensky Postimi i Volodymyr Zelensky

Kujtojmë se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë Tiranën më 27 shkurt dhe bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama do të organizojnë samitin për Ukrainën, që mbahet një ditë më pas, 28 shkurt.

Ende nuk ka detaje se cilët liderë të Evropës Juglindore do të jenë pjesë e këtij samiti, ndërsa gjatë vizitës në Ankara të Turqisë ditë më parë, Rama tha se presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan do t’i drejtohet samitit përmes një video-mesazhi.

Edi Rama dhe Zelensky Edi Rama dhe Zelensky

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese