Teksa situata e tensionuar vijon në veri të Kosovës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë lëvizjen e radhës.
Së fundmi Serbia ka pozicionuar artilerinë e rëndë në Rudnicë, dy kilometra para Jarinjës, duke përfshirë gjashtë topa me rreze të gjatë veprimi të Ushtrisë Serbe.
Ky lajm është bërë me dije nga mediat serbe, të cilat kanë raportuar se pjesë e dislokimit janë edhe një numër policësh ushtarakë të cilët janë pozicionuar në zonë.
Më herët presidenti i Kosovës, Albin Kurti, mblodhi me urgjencë Këshillin e Sigurimit për të biseduar në lidhje me situatën e krijuar.