Hapësire reklamuese

Politikë

Në prag të largimit, Niko Peleshi takohet me Yuri Kim: Ishte privilegj të kishim një mike si ju

Shkruar nga Newsbomb
Në prag të largimit, Niko Peleshi takohet me Yuri Kim: Ishte privilegj

Ministri i Mrojtjes, Niko Peleshi, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim pas përfundimit të misionit të saj diplomatik në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ka qenë vetë Peleshi i cili ka zbardhur takimin ku dhe ka falenderuar ambasadoren Kim për mbështetjen e palodhur dhe përpjekjeve për modernizimin e Forcave të Armatosura.

Gjithashtu, Peleshi i ka uruar suksese Yuri Kim në detyrën e saj të re. Pasi ashtu si dhe u bë me dije më herët ambasadorja Kim, pas përfundimit të mandatit të saj do të marrë postin e zëvendës ndihmës sekretares për Çështjet Europiane në Departamentin Amerikan të Shtetit në vendin tonë.

“Mirënjohje dhe falenderim nga zemra për ambasadoren Yuri Kim, një mbështetëse e palodhur e përpjekjeve për modernizimin e Forcave të Armatosura, një bashkëpunëtore e Ministrisë së Mbrojtjes në projektet e përbashkëta me aleatin tonë strategjik, SHBA. Ishte privilegj të kishim një mike dhe një mbështetëse si Ju.

Suksese në detyrën tuaj të re, ambasadore Yuri Kim!”, shkruan Peleshi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese