Në qendër të kryeqytetit malazez, Podgoricës, janë evidentuar disa mbishkrime fyese kundër minoritetit shqiptar në këtë vend dhe komunitetit LGBT
Në qendër të kryeqytetit malazez, Podgoricës, janë evidentuar disa mbishkrime fyese kundër minoritetit shqiptar në këtë vend dhe komunitetit LGBT.
Qendra Sociale e LGBT-së në Mal të Zi ka dënuar gjuhën e urrejtjes së paraqitur në grafite kundër komunitetit LGBT si dhe ndaj pakicave fetare dhe etnike. Kreu i kësaj qendre, Zdravko Cimbaljeviç ka deklaruar se grafitet janë denoncuar pranë organeve të policisë.
Në Podgoricë disa kohë më parë janë shfaqur gjithashtu edhe grafite kundër myslimanëve dhe boshnjakëve, por të cilat janë fshirë menjëherë pas reagimit të ambasadës së Bosnje-Hercegovinës në këtë vend.