Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Në plan të parë zgjidhja e krizës energjetike, mblidhet sot në Pragë Komunitetit Politik Evropian, pritet të mbajë fjalim Rama

spot_img

Lajme të ngjashëm

27 lider të Bashkimit Europian do të takohen sot në Pragë, ku do të diskutohet për krizën energjitike, agresionin rus në Ukrainë si dhe për ndryshimet klimatike.

Pjesë e këtij takimi në Komunitetin Politik Europian në Pragë, që do të zhvillohet sot edhe nesër, është edhe kryeministri Edi Rama. Kryeministri Rama do të mbajë edhe fjalimin në këtë mbledhje. Fjalim gjithashtu do të mbajë Volodymyr Zelensy i cili do të lidhet përmes një video-konference nga Ukraina, kryeministrja e Britanisë Liz Truss, kryeministri i Norvegjisë Gahr Store dhe kryeministri i Çekisë Petr Fiala.

Kryeministri Edi Rama më herët ka bërë me dije se komunitetit do t’i parashtrohet një propozim konkret lidhur me situatën në Ukrainë, krizën e klimës dhe situatën energjetike.

Samiti i të ashtuquajturit Komuniteti Politik Evropian, do të fillojë në orën 13:00. Zyrtarët e BE-së presin që të bien dakord për të mbajtur një mbledhje tjetër brenda 6 muajve.

Më shumë




spot_img






spot_img