Dhe pse një ndër fshatrat turistike më të bukura, Borshi nuk i ngjan aspak një vendi bregdetar që pret me qindra turistë.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme mbeturinat “mbysin” fshatin turistik, që edhe këtë vit ka pritur një numër të lartë vizitorësh, për shkak të ujërave të kristalta për plazh dhe bukurive natyrore.
Problemi qëndron tek infrastruktura, rruga që çon në fshatin turistik të Borshit është e shkatërruar dhe kjo ka disa kohë që është ngritur si problematikë dhe askush duket se s’ka menduar të vëjë “dorë” në të.