Hapësire reklamuese

Politikë

Në përvjetorin e përfshirjes në UNESCO, Meta dekoron grupin polifonik dhe artistët e Sarandës

Shkruar nga Newsbomb
Në përvjetorin e përfshirjes në UNESCO, Meta dekoron grupin

Presidenti Ilir Meta në një ceremoni të zhviluar sot në Kalanë e Lëkurës  ka dekoruar grupin polifonik dhe artistë të shquar të trevës së Sarandës me rastin e përfshirjes nga UNESCO të isopolifonisë shqiptare në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë të njerëzimit”

Gjithashtu, kreu i shtetit vlerësoi dhe kontributin e artistic të këngëtarit të spikatur Sinan Ahmeti, talentin e krijuesit të shquar të polifonisë Xheladin Beqirit, cilësitë e rralla interpretuese të Katerina Kules, si dhe trashëgiminë e vyer të korifenjve Kiço Kapedani dhe Petrit Metushi, të cilët e kanë ngritur në piedestal isopolifoninë dhe kulturën mikpritëse sarandiote, duke e trashëguar këtë vlerë dhe pasuri shpirtërore dhe të papërsëritshme kombëtare brez pas brezi.

“E ku tjetër më bukur se në Kalanë e Lëkurësit, në djepin e lirisë dhe të polifonisë, në këtë kështjellë të pamposhtur të ndërtuar mbi atdhedashurinë, midis valëve të detit dhe maleve, do të mund ta festonim për trevën e Sarandës, përvjetorin e përfshirjes nga UNESCO të isopolifonisë shqiptare, në listën e "Kryeveprave të trashëgimisë së njerëzimit".

E filluam përkujtimin e këtij përvjetori historik në Bylisin Antik të Mallakastrës, për të vazhduar në Pilurin e princit të këngës, të paharruarit Lefter Çipa, më tej në Vlorën e Flamurit Kombëtar duke mbërritur në Sarandë, ku pata kënaqësinë të nderoj kontributin e veçantë dhe të spikatur të Ansamblit "Zëri i Bilbilit", për ruajtjen, promovimin dhe lartësimin e këngës polifonike, kostumeve popullore dhe traditave tona më të mira kulturore.

Vlerësova gjithashtu edhe kontributin artistik të këngëtarit të spikatur Sinan Ahmeti, talentin e krijuesit të shquar të polifonisë Xheladin Beqirit, cilësitë e rralla interpretuese të Katerina Kules, si dhe trashëgiminë e vyer të korifenjve Kiço Kapedani dhe Petrit Metushi, të cilët e kanë ngritur në piedestal isopolifoninë dhe kulturën mikpritëse sarandiote, duke e trashëguar këtë vlerë dhe pasuri shpirtërore dhe të papërsëritshme kombëtare brez pas brezi.

E përjetshme qoftë isopolifonia shqiptare dhe të nderuar qofshin ndër shekuj të gjithë ata që i dhanë asaj zërin dhe shpirtin fisnik shqiptar”, shkruan Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll