Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
21 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Në panik, durrsakët strehohen në ‘Niko Dovana’, apel për ndihmë qeverisë (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

977b18e5e932147e56af2bd2ec2a1641

Pas tërmetit të fundit me magnitudë 4.9 ballë i cili goditi Durrësin pak pas mesnate, shumica e banorëve të qytetit bregdetar në panik kanë vendosur që të flejnë jashtë nëpër ambjente të hapura apo në makinat e tyre.

Disa qytetarë i bëjnë apel strukturave shtetërore që të ndihmojnë popullatën me batanije dhe ushqime, pasi temperaturat gjatë natës janë të ulta.

 Një pjesë e qytetarëve është zhvendosur edhe pranë stadiumit ‘Niko Dovana’ dhe kanë improvizuar çadra si dhe kanë parkuar makinat në ambjentet e jashtme të stadiumit, transmeton newsbomb.

Një qytetar i indinjuar nga Durrësi me anë të një videoje i ka bërë me dije strukturave vendore që të mobilizohen pranë stadiumit të qytetit, pasi shumë banorë dhe mes tyre të moshuar dhe fëmijë janë zhvendosur në ‘Niko Dovana’nga frika e lëkundjeve të tjera gjatë natës.

Për shkak edhe të temperaturave të ulta shumica kanë nevojë që të pajisen me batanije, jorganë dhe çadra për të kaluar natën.

stadium.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img