I ngacmuar nga deklarata e kryeministrit Edi Rama se në Panairin e Punës mund të gjeje punë me pagë deri në 3000 euro, Ismet Drishti ka shkuar vetë dhe është interesuar pranë kompanive nëse kjo ishte e vërtetë.
Të gjithë përfaqësuesit mbetën me gojë hapur kur u pyetën nëse ofronin punë që paguhej 3000 euro në muaj. “Nëse do kishte një pagë të tillë, nuk do isha unë këtu”, përgjigjet një përfaqësuese e një kompanie.
Ndërsa një drejtues Call Center-i pyet sinqerisht nëse paga 3000 euro në muaj përfshin të gjithë punonjësit apo vetëm një person.
Si përfundim, asnjë nga kompanitë e pyetura nga “Zjarr Tv” nuk ofronin pagë të përafërt me atë të deklaruar nga Rama.
[embed]https://www.youtube.com/watch?v=TlDBT-FZj0E[/embed]
Sondazh
Poll