Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Në objekt nuk ka trup tjetër”, kreu i zjarrfikësve të Tiranës: Situata ka qenë e vështirë, trupin e Arjan Salës e gjetëm në mes të magazinës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i shërbimit zjarrfikës të Tiranës Shkëlqim Goxhaj, ka thënë se nëë magazinën e qendrës tregtare Casa Italia, ku u gjet i pajetë Arjan Sala, nuk ka persona të tjerë. Kjo, pasi disa media aluduan se në magazinë ishte dhe një 17 vjeçar.

Sipas Goxhajt, situata brenda në magazhinë ka qenë shumë e vështirë dhe prej tre ditësh forcat zjarrfikëse nuk janë ndalur, derisa gjetën trupin e Arjan Salës. 32 vjeçari punonte si roje sigurie në qendrën tregtare në pronësi të Pëllumb Alimadhit.

“Situata ka qenë shumë e vështirë, por asnjë sekond nuk është ndalur lufta me zjarrin. Edhe qytetarët edhe vetë familjarët e kanë parë se si është bërë ndërhyrja. Disa media kanë thënë se shërbimi i zjarrfikëses nuk ka mjetet e duhura, por ju them se ndërhyrja për të fikur zjarrin nuk ka ndaluar asnjë moment.

Ritheksoj se që në momentin e parë kur shërbimi është njoftuar janë ofruar pesë zjarrfikëse. Po ashtu edhe unë vetë që në kur jam ofruar për ndihmë nuk jam larguar në asnjë moment. Deri tani ka shumë pak pamje që janë shpërndarë nga lufta me zjarrin, por do të sjellim të tjera. Trupi i të ndjerit është gjetur pranë mesit të magazinës, ai ka qenë duke luftuar zjarrin me fikëse dorë”, tha Goxhaj në Abc Neës.

Më tej, kreu i zjarrfikësve të Tiranës tha se sot fo të dalin një përfundim se çfarë e shkaktoi zjarrin e madh.

 “Sot do të nxjerrim konkluzionet dhe do të dalim në një përfundim se për çfarë arsye ka rënë zjarri në magazinën e qendrën e “Casa Italia”. Ne kemi kqyrur të gjithë pajisjet e inertet në magazinë dhe jam i sigurt që në objekt nuk ka trup tjetër. Theksoj për të gjithë dyshuesit, se stacioni i shërbimit të zjarrfikës së Bashkisë së Tiranës është në gjendje të përballojë çdo lloj fatkeqësie të rënies së zjarrit”, përfundoi ai.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img