Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
8 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

“Ne nuk kontestojmë rezultatin e zgjedhjeve”, Haradinaj kërkon rinumërim të votave

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

90bd3df04a0e7f2497238fb5efcd3532

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) Ramush Hradinaj ka kërkuar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) rinumërim të plotë të votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe dënimin e keqpërdorueseve të votave.

Ai u ka thënë mediave se AAK-ja është e shqetësuar me keqpërdorimet e votave, që kanë ndodhur në disa raste nga komisionarë, të cilët i ka konsideruar të papërgjegjshëm.

“Kërkojmë nga organet e rëndit, ligjit dhe hetuesisë që kriminelet e votës të të gjitha partive të përfundojnë në burg. Ne nuk kontestojmë rezultatin e zgjedhjeve, nuk e di pse dikush duhet të jetë kundër rinumërimit” ka thënë Haradinaj, raporton REL.

Pas ngritjes së dyshimeve për manipulim të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, Meliza Haradinaj-Stublla të martën, më 9 mars, ka thënë dorëheqje nga drejtimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe nga funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, të mërkurën ka thënë se “ dyshimet për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë e kanë dëmtuar procesin zgjedhor, por ajo nuk beson se ka arsye për rinumërim total të votave”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur më 4 mars rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore bindëse, duke siguruar 58 ulëse në legjislaturën e re.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img