Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
5.7kmh
75 %
Pre
12 °
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

‘Ne nuk kemi asnjë transparencë nga pala shqiptare’, Idrizi për çështjen e DETIT: S’ka debat me Greqinë për detin e brendshëm territorial

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6f743f277f1a99f8c379cd89234b0379

Kreu i PDIU Shpëtim idrizi ka mbajtur një takim me anëtarë të Shoqërisë Civile, për çështjen e detit, një nga temat më të diskutuara si në vendin tonë ashtu edhe në Greqi.

Idrizi në takim ka thënë se Shqipëria duhet të negociojë me Greqinë për shelfin kontinental dhe zonën ekonomike, kurse për detin e brendshëm territorial, hotë se s’duhet të ketë debat.

“Ne nuk kemi asnjë transparencë nga pala shqiptare”, ka thënë Idrizi duke akuzuar qeverinë tonë.

“Vetëm reciprociteti mund të çojë në një normalizim të marrëdhënieve Shqipëri- Greqi. Tjetër, duhet të hiqet ligji i luftës. Si dhe çështja çame që duhet të dihet, nuk ishte aksident i vitit 1944.

Dua të ndaj qartësisht me ju, atë që Gjykata Kushtetuese në 2010 bëri të qartë. Shqipëria duhet të negociojë me Greqinë për shelfin kontinental dhe zonën ekonomike.

Në 2009 nuk ndante shelfin kontinental, por ndan ujërat e brendshme dhe territoriale. Në to shteti shqiptar ushtron sovranitet.

Nuk ka debat për detin e brendshëm territorial. Ky është dokumenti, që tregon se kufijtë detarë janë të delimituar.

Prandaj GJK thotë që diskutimi për delimitimin është i gabuar. Duhet të theksoj dhe një fakt, po të shohim dhe vendimin e Arbitrazhit, e përcaktuar qartë kufijtë ujore territorialë. Dhe u pa që minat në incidentin me Anglinë ishte në ujërat shqiptare.

Kujtoj që në tetor të 2018, Kotzias thoshte që marrëveshja ishte gati. Po dhe kryeministri i kohës, Tsipras tha se do e sillte në Kuvend projektin për zgjerimin në 12 milje në detin Jon, por u tërhoq nga ajo. Tani e bën Mitsotakis. Kjo solli shqetësim. Ne nuk kemi asnjë transparencë nga pala shqiptare. E marrim vesh nga pala apo mediat greke.”- tha Idrizi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img