Hapësire reklamuese

Rajoni

"Ne nuk harrojmë, na prisni", hakerat e Anonymous kërcënojnë presidentin Vuçiç për tensionet në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
"Ne nuk harrojmë, na prisni", hakerat e Anonymous

Grupi i hakerave "Anonymous" ka publikuar një video-mesazh për tensionet në Kosovë dhe kërcënon Serbinë dhe presidentin Aleksandër Vuçiç, se duhet të presin pasojat pas tensioneve që kanë shkaktuar gjatë dy javëve në Kosovë. Rrugët u bllokuan nga kriminelë serbë, me kamionë.

"Presidenti autokrat serb Aleksandër Vuçiç, kukull e Vladimir Putin, po përpiqet të destabilizojë rajonin duke përdorur terrorin dhe dhunën e kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviç, por dihet se kjo përpjekje do të jetë vetëvrasëse për të", thotë ndër të tjera reagimi.

Po ashtu, grupi i hakerave duket se është i njohur mirë me zhvillimet në Kosovë, pasi i merr ngjarjet një pas një, që në zanafillën e tyre e deri te deklaratat e Vuçiç për të rikthyer trupat ushtarake, përcjell newsbomb.al.

"Nëe nuk do të qëndrojmë indiferentë ndaj këtij terrori, reagimi ynë do të jetë deçiziv dhe i menjëhershëm", vijon video-mesazhi i rrjetit ndërkombëtar të hakerave "Anonymous". Më tej,a ta thonë se nuk falin dhe nuk harrojnë, ndaj paralajmërojnë përgjigje.

"Mesazhi ynë do të jetë i qartë, nëse nuk ndalonin veprimet e rrezikshme në Kosovë, sepse njerëzit e Kosovës nuk janë të pambrojtur", thuhet në reagim, duke theksuar "Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë. Na prisni."

//NEWSBOMB ALBANIA

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu