Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
28 °
Hën
31 °
Mar
34 °
E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Në një tavolinë me personin që plagosi aktivistin e PD në Kavajë, reagon Redjan Krali: Mohoj kategorikisht që ngjarja të ketë motive politike

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme Partia Demokratike publikoi një foto ku kryebashkiaku i Kavajës Redian Krali, ishte i ulur në të njëjtën tryezë me Ndriçim Jonuzin, person ii cili ditën e djeshme plagosi në Kavajë një aktivist të Partisë Demokratike.

Kryebashkiaku Krali ka reaguar për këtë ngjarje në emisionin “Breaking”, ku është shprehur se ajo që ndodhi nuk ishte për motive politike, ndërsa nuk e ka komentuar njohjen me autorin e ngjarjes.

“Unë zgjedh të mos e komentoj videomesazhin dhe për këdo që jeton në qytet, e njeh më së miri. Janë bashkëqytetarët e Kavajës që e njohin të gjithë. Sinqerisht, kemi një fushatë model, shumë të qetë. Është krejt normale, asnjë lloj problemi.

Ne kemi një fushatë qytetare, nuk e kemi në natyrë të krijojmë incidente. Mohoj në mënyrë kategorike që ngjarja të ketë nuanca politike. Dëshmitarët kanë deklaruar se ishte rastësi, nuk e di pse e kanë bërë publike”, tha Krali.



spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img