Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

“Në një takim pickoi ish ministren”, Rama përfundon në gjykatë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a9b31b95a0fe7c60184275c52a818033

Sevim Arbana një nga akivistet për të drejtat e njeriut, ndodhet në proces gjyqësor me kryeministrin Edi Rama.

Ajo ka njoftuar se gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit të saj që në gjykim të jetë personalisht kryeministri në rolin e paditësit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Arbana shkruan se është në pritje për tu përballur me Ramen.

“Në gjyqin tim me KM Edi Rama, Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit im av. Dorian Matlija që në gjykim të jetë personalisht kryeministri Rama në rolin e paditësit. Sot gjykata pranoi kërkesën tonë. Jam në pritje të datës dhe përballjes me kryeministrin. Drejtësia që duam, kryeministri që s’duam”, shkruan Arbana.

Kujtojmë që një vit më parë në një intervistë Arbana deklaroi se kishte qenë dëshmitare okulare kur kryeministri Rama në një takimi kishte pickuar një nga ish ministret e tij. Teksa sqaronte deklaratën ajo tha se Rama e kishte paditur për shpifje.

‘Unë pashë një skenë e cila ishte në Sheraton në një mbledhje për strategjinë e fëmijeve, mbledhje rutine. Isha me bashkëshortin dhe në një moment, ishin dy ish deputete të Partisë Socialiste dhe kryetari i asaj kohe Edi Rama ishte në mes.

Kishte filluar mbledhja ishin në këmbë dhe se cfarë i thotë kjo ish deputetja kryeministrit të ardhshëm dhe ja fut një të pickuar dhe nuk pati mundësi t’i thoshte ndonjë gjë tjetër dhe ia bëri me shenjë. Nuk ka rëndësi emri, kishte akti që bëri ky njeri që mua më bëri shumë përshtypje. Ajo nuk reagoi dhe ju mbushën syt me lot. Kjo qe skena! Më ka kërkuar 10 mln lekë të vjetra’, ka deklaruar aktivistja atë kohë.

Më shumë

spot_img
spot_img