Tirana
broken clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
75 %
3.6kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
5 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Në një makinë me Bledar Birçajn e ekzekutuar në Vlorë, përjashtohet polici i Antidrogës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Granit Deromemaj, efektivi i Antidrogës që ishte në një makinë me biznesmenin vlonjat Bledar Birçaj në momentin kur ky i fundit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi, është përjashtuar nga Policia e Shtetit.

Vendimi është firmosur nga Drejtori i Policisë, Ardi Veliu, ndërkohë që përjashtimi i tij ka lidhje me faktin se ai nuk reagoi në momentin që ndodhi ngjarja, edhe pse kishte armën e shërbimit me vete. Gjithashtu ai akuzohet se kishte dijeni që Birçaj lëvizte me armë pa leje në makinë, por e ka fshehur këtë fakt.

Në dëshminë e tij para hetuesve, Deromemaj ka thënë se njihej me viktimën prej kohësh. Ngjarja ndodhi në 11 maj të këtij viti në Vlorë, ku viktima Bledar Birçaj u ekzekutua në makinën e tij. Në të njëjtin mjet ishin edhe efektivi Deromemaj dhe një kushëri i viktimës, të cilët fatmirësisht i shpqtuan plumbave.


Më shumë


spot_img









spot_img