Modelja Adrola Dushi ka folur për herë të parë, nëse është në një lidhje dashurie me këngëtarin Capital T.
Por bukuroshja i menaxhoi shumë mirë provokimet në emisionin “Më lër të flas”, ku është pyetur dhe ngacmuar për detaje nga jeta e saj sentimentale.
E pyetur konkrerisht nga Donaldi nëse është në një lidhje me Capital T, Adrola Dushi u përgjigj se është në një lidhje shumë të ngushtë me veten, duke mos dhënë më tepër detaje.
Pjesë nga intervista:
Romeo: Kjo nuk i ngacmon çunat tani sepse kjo është e lidhur.
Adrola: Unë nuk thashë asgjë, pse u ndave ti?
Donaldi: A je në një lidhje me këngëtarin Capital T?
Adrola: Unë jam në lidhje me veten dhe jam shumë e lumtur.