Hapësire reklamuese

Showbiz

Në një lidhje dashurie me Drilon Hoxhën? Flet për herë të parë Anna Lika

Shkruar nga Newsbomb

Që prej ditës së djeshme, në media po qarkullon lajmi se aktorja Anna Lika është në një lidhje dashurie me aktorin Drilon Hoxha.

Mirëpo pas këtyre lajmeve ka qenë Anna, ajo që ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke i dhënë fund njëherë e mirë aludimeve.

‘Dje në studio duke punuar për kolonën zanore të filmit ‘Shkëmbimi’ bashkë me Drilonin, na vijnë disa tituj të tillë portalesh që unë në mënyrë absolute i përgënjeshtroj! Unë dhe Drilon Hoxha jemi dy shokë aq të mirë, sa vetëm një orë të rrini në kafe me ne, në xhirime, në studio etj. etj., do kuptonit që unë dhe ky çuni këtu kemi një raport vëlla e motër! Në Story-n tjetër do shihni një gjë shumë të bukur’, shkruan aktorja, duke publikuar më pas edhe të fejuarën e Drilonit.

‘Kjo sybukura këtu quhet Arela dhe është e fejuara e Drilonit dhe shoqja ime. Dhe më besoni këtë çiftin këtu e kam shumë xhan’, përfundon Anna, duke i dhënë fund aludimeve për një romance.

Kujtojmë që dyshja janë duke punuar për një film të ri, ku Driloni është njëherazi dhe producenti i tij.

Screenshot_1.png

Screenshot_2.png

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu