Hapësire reklamuese

Politikë

Në nisje të sezonit të ri politik, Ahmetaj falenderon me zemër votuesit: Me votën tuaj vendosët një gur më shumë për një Shqipëri të fortë Europiane

Shkruar nga Newsbomb
Në nisje të sezonit të ri politik, Ahmetaj falenderon me

Zëvëndës kryeministri Arben Ahmetaj në nisje të sezonit të ri politik ka falenderuar të gjithë qytetarët të cilët i besuan votën e tyre për një mandate të tretë qeverisës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Ahmetaj në veçanti i ka shprehur mirënjohje votuesve të Njësisë Nr. 4 në Tiranë dhe 11,287 qytetarëve në Tiranë të cilët i besuan përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Vota e tyre sipas Ahmetajt është një gur më shumë kontributin për ndryshimin edhe modernizimin e Shqipërisë.

“Në fillimin e një stine të re politike për Shqipërinë, dua të ndaj një falenderim të veçantë për të gjithë votuesit që na besuan privilegjin dhe përgjegjësinë e jashtëzakonshme, si asnjëherë tjetër më parë me një mandat të tretë radhazi, për të ndërtuar mbi reformat e nisura dhe çuar përpara projektin për Shqipërinë 2030!

Një falenderim i posaçëm nga zemra për 12,627 votues të Njësisë Nr. 4 në Tiranë që zgjodhën Partinë Socialiste dhe 11,287 votues të Tiranës që më besuan përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Mirënjohje për gjithësecilin prej jush, që me votën tuaj vendosët një gur më shumë në kantierin e reformave transformuese për të garantuar mirëqenie për të gjithë, modernizimin për zhvillim, një Shqipëri të fortë Europiane dhe një të ardhme të sigurt për fëmijët e të rinjtë e vendit tone”, shkruan Ahmetaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu