Hapësire reklamuese

Rajoni

Në ndjekje të hajdutëve, policia përplaset me një makinë, humb jetën 14-vjeçarja

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga aksidenti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën Salone në Romë, me vdekjen e një 14 vjeçarje.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një patrullë policie që ishte në ndjekje të disa hajdutëve, ka aksidentuar një makinë dhe për pasojë ka humbur jetën një 14-vjeçare.

Në rrugën Salone pranë një kthesë patrulla e policisë rrugore humbi kontrollin dhe u përplas ballë për ballë me makinën në të cilën udhëtonin një famlije.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 14-vjeçarja, ndërsa kanë marrë dëmtime të rënda dy prindërit.

Prokuroria Publike ka nisur një hetim për aksidentin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu