Tirana
few clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1.5kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Në nderim të patriotit Anthony Athanas, Meta vlerëson tre veprimtarët e njohur shqiptaro-amerikanë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot tre veprimtarë shqiptaro-amerikanë, të cilët siç thotë, gjithë aktivitetin e tyre jetësor ja dedikuan lartësimit të vlerave kombëtare, demokratizimit të Shqipërisë, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, progresit të shqiptarëve kudo në rajon dhe forcimit të lidhjeve tona me SHBA.

“Sot, në 100-vjetorin e lindjes së një prej personaliteteve më të shquara dhe të paharruara të komunitetit shqiptar të Amerikës, patriotit Anthony Athanas, pata privilegjin, që së bashku me nderimin e kujtimit të veprës së tij, të vlerësoj tre veprimtarë të nderuar shqiptaro-amerikanë, Rexhë Xhaklin, Skënder Ukperaj Perolli dhe Chrystopher Hyland, të cilët gjithë aktivitetin e tyre jetësor ja dedikuan lartësimit të vlerave kombëtare, demokratizimit të Shqipërisë, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, progresit të shqiptarëve kudo në rajon dhe forcimit të lidhjeve tona me SHBA.

Të tillë personalitete të jashtëzakonshme, që me aktivitetin e tyre patriotik dhe humanizmin e pashoq, kontribuan aq shumë për mbrojtjen e interesit kombëtar dhe çështjes shqiptare, do ta kenë gjithmonë vëmendjen, respektin, falenderimin dhe mirënjohjen tonë”, shkruan Meta.

Më shumë

spot_img