Hapësire reklamuese

Bota

“Në nder të Mbretëreshës”, shpërndarësit e kokainës ulin çmimin e 'mallit' në 96 paund

Shkruar nga Newsbomb

Shpërndarësit e kokainës dhe drogërave të tjera të forta kanë ulur çmimin e “mallit” në nder të mbretëreshës Elisabeta II, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 96 vjeçare.

“Vice News” raporton se shpëndarësit i kanë dërguar mesazhe klientëve duke ofruar kokainë me çmim 96 paund për gram, që normalisht kushton 100 paund.

Në një mesazh të shpërndarë në WhatsApp, dikush shkruan: “Je i trishtuar për vdekjen e Mbretëreshës? Atëherë mos hezito dhe më kontakto, do të jem në lëvizje deri në orën 1:00”.

Në një mesazh për “Vice World”, ata thanë se po ulnin çmimin e një grami të kokainës boliviane në 96 paund “në nderim të mbretëreshës që vdiq në moshën 96 vjeçare”. Një person që mori mesazhin dje tha për VICE World NeWs: “Është një ofertë e bukur me sinqeritet. Normalisht është 100 paund.”

Në një tjetër mesazh, shëprndarës të drogërave si LSD, Xanax, kërpudhat magjike, kokainë dhe kanabis u siguruan që të shfaqnin trishtimin e tyre për ndarjen nga jeta të Elisabetës II, por në të njëjtën kohë shpreheshin të gatshëm të fitonin sa më tepër para.

Sondazh

Poll