Hapësire reklamuese

Politikë

Ne na mbeti në derë, politologu Krasniqi për samitin e BE: Shqipëria oposioni i vetëm, shtetet e tjera ishin në krizë

Shkruar nga Newsbomb
Ne na mbeti në derë, politologu Krasniqi për samitin e BE:

Politologu Afrim Krasniqi ka reaguar në lidhje me mbajtjen e samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Shqipëri më 6 Dhjetor.

Sipas tij europianëve e vetmja zgjidhje për të mbajtur Samitin i mbeti Shqipëria pasi vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë në krizë.

Më tej Krasniqi thekson se ardhja e liderëve të BE në vendin tonë është një lajm i mirë dhe protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, më 6 dhejtor është pa sens dhe absurde.

“Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi në krizë, Maqedonia e Veriut e kontestuar, Serbia zgjodhi Rusinë, Kosova në krizë me Europën, Shqipëria mbeti opsioni i vetëm. Jo si meritë, por zgjidhje e detyrueshme teknike.

Për ne është fat & lajm i mirë. Personalizimi nga KM tipar banalizimi i politikës. Protesta, pa sens & absurde. Ne kemi nevojë për më shumë BE si frymë & vlera & standarde”, shkruan ai.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll