Një 64-vjeçar është gjetur i vdekur në një motel në Kosovë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku mësohet se burri ka qenë nën shoqërinë e një gruaje 70-vjeçare, e cila ishte larguar sapo ambulanca kishte mbërritur në vendin e ngjajres.
Sipas burimeve të policisë Kosovare bëhet me dije se ky rast po hetohet, teksa thuhet se 64-vjeçari indetitieti i të cilit nuk është bërë i ditur për mediat nuk ka patur asnjë shenjë dhune në trupin e tij.
Megjithatë, trupi i viktimës është dërguar për ti bërë autopsinë për të kuptuar shkakun e vdekjes.
“Rreth orës 12:17 min., policia ka pranuar një informacion nga një ekip e emergjencës se në një motel në Prizren është gjetur një person pa shenja jete. Hetuesit dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes, është informuar Prokurori dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajete është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.