Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
36 %
3.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Në moshën 85 vjeçare, shuhet legjenda e boksit Ahmet Golemi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Legjenda e boksit shqiptar nuk jeton më. Ahmet Golemi ka mbyllur sytë sot në moshën 85 vjeçare.

Lajmin e trishtë e jep vetë djali i Ahmet Golemit. “Miq dhe dashamrës! Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen se sot u nda nga jeta babi im, Ahmet Golemi”, shkruan ai.

Ahmet Golemi ka qenë kampion i boksit shqiptar, shkrimtar, gazetar dhe komentator sportiv. Mban 9 tituj në karrierën e tij, pesë herë kampion i vendit dhe katër herë nënkampion. “Mjeshtër Sporti”, “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Mjeshtër i Madh”. Një nga 5 më të mëdhenjtë e boksit shqiptar.

E nisi boksin te Shtëpia e Pionierit. Trajneri Ali Kastrati i veshi për herë të parë dorezat e boksit. Në vitin 1951, në Elbasan u shpall kampion kombëtar për të rinjtë. “Pesha e mizës”, 48 – 51 kg.

Ahmet Golemi ishte nga ata që u ndëshkua dhe u burgos ndër të tjera, sepse festoi një nga fitoret legjendare të Cassius Clay, atë kundër George Foreman në 1974, në Kinshasa të Kongos. Ai u ndëshkua me burg edhe sepse bleu një tortë 250-lekëshe për të festuar këtë fitore.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img