Tirana
few clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
20 %
Mar
3 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

‘NË MËSHIRË TË FATIT’, dita e shtatë e grevës së NAFTËTARËVE TË BALLSHIT, asnjë reagim nga institucionet (RËNDOHET GJENDJA SHËNDETËSORE E TYRE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1ab84aad662e929d9d316b08c91d37a6

Kanë lënë në shtëpi fëmijët, bashkëshortet e prindërit, për t’u futur në grevë urie dhe për të kërkuar atë që u takon, pagat e prapambetura.

Prej 1 jave naftëtarët e Ballshit kanë “ngujuar” në ambientet e Rafinerisë, në pritje se dikush do t’i  japë zgjidhje proplemeve të tyre dhe do ta vendosë sërish në punë atë uzinë të cilës i kushtuan jetën.

Por më kot, pasi deri më tani asnjë institucion nuk ka reaguar, ndërsa edhe protestën para ministrisë në tiranë ua shtypën me dhunë.

Gjendja shëndetësore e tyre është rënduar, ndërsa 1 prej grevistëve është detyruar ta lërë ambjentin ku po zhvillohet greva për shkak të gjendjes jo të mirë dhe është zëvendësuar me një tjetër naftëtar.

Një “ngushëllim” për ta ka qenë mbështetja nga Federata Botërore e Sindikatave, e cila u ka dërguar një letër ku shpreh solidaritetin me këtë grevë.

“Federata Botërore e Sindikatave (ËTFU) e cila përfaqëson 105 milionë punëtorë në 132 shtete të botës shpreh solidaritetin e saj ndërkombëtar ndaj naftëtarëve të Ballshit të cilët po protestojnë për të kërkuar pagat e papaguara që detyrohet kompania e rafinerisë si dhe kontrata kolektive të punës me rritje të pagave.

Naftëtarët e Ballshit me punën e tyre  prodhojnë fitime të mëdha për ndërmarrjet private që administrojnë naftën e vendit, ndërsa punëtorët dhe populli i Shqipërisë shpërblehen me rroga urie jetojnë në varfëri energjie. Miliona anëtarë dhe miq të ËTFU në të gjithë botën mbështesim kërkesat e drejta të naftëtarëve në rafinerinë e Ballshit dhe kërkojmë pagesën e menjëhershme të pagave të prapambetura të tyre dhe përmirësimin e kushteve të vështira që ata hasin në vendin e punës”, shkruhet në letër.

119712922_180125453568380_4904729164170039386_n.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img