Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Në mes të tensioneve me Kinën, Nancy Pelosi viziton nesër Tajvanin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi pritet të vizitojë Tajvanin ditën e nesërme, raportojnë mediat e huaja.

Sipas një gazete tajlandeze, Pelosi do të mbërrijë nesër në Tajvan dhe do të kalojë natën në kryeqytetin Taipei.

Vizita e zyrtares së tretë më të lartë në SHBA pritet të realizohet në mes të tensioneve mes Kinës dhe Tajvanit.

Autoritetet kineze kanë deklaruar më herët se “ushtria nuk do të qëndrojë pa vepruar” nëse Pelosi viziton ishullin që Pekini e pretendon si territor të vetin.

Dy ditë më parë, ushtria tajlandeze nisi në stërvitje të madhe ushtarake, të cilës ushtria kineze iu përgjigj me grumbullimin e forcave ushtarake në brigjet vetëm 150 kilometra larg Tajvanit.

Pelosi pritet të zhvillojë vizitë zyrtare në parlamentin tajlandez të mërkurë në mëngjes, raporton gazeta duke cituar burime nga qeveria tajlandeze.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img