Hapësire reklamuese

Rajoni

Në mes të pandemisë së Covid-19, jep dorëheqjen drejtoresha e Spitalit Infektiv

Shkruar nga Newsbomb

Drejtoresha e Klinikës Infektive në Kosovë Lindita Ajazi-Berisha ka dhënë dorëheqjen nga detyra e saj.

Sipas informacioneve për mediat kosovare, dorëheqja e saj ka ndodhur për shkaqe personale.

Lindita Ajazi-Berisha ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2019 si ushtruese e detyrës, pas daljes në pension të ish-drejtorit Hamdi Ramadani. Ajo ka udhëhequr Klinikën Infektive që prej fillimit të pandemisë Covid-19.

Gjatë ditës së sotme në Kosovë kanë humbur jetën pesë persona pas infektimit me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1.951 persona, prej të cilëve rezultuan 284 raste pozitive.  Deri më tani në Kosovë 1.519 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjitshëm i të infktuarve ka shkuar në 61.688 persona.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu