Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka mbërritur në Ukrainë në një udhëtim të paparalajmëruar.
Baerbock, po zhvillon takime me banorët vendas në Bucha, ku ushtria ruse është akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës.
Ministrja është zyrtari më i lartë i qeverisë gjermane që viziton vendin që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Moska ka mohuar se kanë kryer ndonjë krim në Bucha, pavarësisht se qindra ukrainas janë vrarë ndërsa qyteti ishte nën kontrollin rus për një muaj dhe një varr masiv u zbulua në kishë pas çlirimit të qytetit.