Tirana
light rain
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
26 °
Sht
26 °
Die
24 °
Hën
25 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Në mes të luftës kryeministri kanadez viziton Kievin, takon Zelenskyn dhe rihap Ambasadën kanadeze

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Justin Trudeau këtë të dielë ka zhvilluar një vizitë të papritur në Kiev aty ku dhe është pritur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai vizitoi një nga zonat më të prekura nga bombardimet ruse, gjithshtu rihapi dhe Ambasadën kanadeze në kryeqytetin ukrainas.

Trudeau shoqërohej nga zëvendëskryeministrja Chrystia Freeland, Ministrja e Punëve të Jashtme Mélanie Joly dhe një detashment i armatosur sigurie.

Trudeau vizitoi qytetin e Irpin, në periferi të Kievit, i cili ishte skena e disa prej luftimeve më të ashpra në mars, ndërsa forcat ruse u përpoqën të sulmonin kryeqytetin.

Në një konferencë shtypi me Zelensky, Trudeau vlerësoi presidentin e Ukrainës për udhëheqjen e tij dhe guximin e ukrainasve në mbrojtjen e vendit të tyre, përfshirë ata në Irpin.

Vizita e Trudeau-t vjen pasi ai dhe presidenti amerikan Joe Biden nënvizuan angazhimin e tyre për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për pushtimin e saj në Ukrainë në një telefonatë të premten.

Gjatë bisedës, udhëheqësit diskutuan gjithashtu përpjekjet për t’i ofruar ndihmë sigurie Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Vizitë të paparalajmëruar gjatë ditës së sotme kishte bërë në Ukrainë edhe Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden.

Ajo udhëtoi për në Uzhhorod të Ukrainës ku u takua me Zonjën e Parë ukrainase, Olena Zelenska.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img