Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Në mëngjes i “prishin gjumin”, në darkë nuk e lënë të flejë, Braçe ankohet te qytetarët për zhurmat e pallatit në ndërtim, pronari i kthehet: S’ka orar për zhurmën, ne nuk bëjmë muzikë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mund të jesh zv.kryeministër, por sërish nuk ke “fuqinë” e mjaftueshme për të zgjidhur problemet që shqetësojnë komunitetin ku jeton.

Ky është rasti i zv.kryeministrit të Shqipërisë Erion Braçe, i cili ka zgjedhur të denoncojë te qytetarët shqetësimin e tij në lidhje me zhurmat që bëjnë makineritë që po punojnë në një pallat në ndërtim afër banesës së tij.

Denoncimet e tij nisën mëngjesin e ditës së djeshme, ku zhurmat i “prishën gjumin”, ndërsa edhe ankesa e tij te punëtorët nuk u mor parasysh. Por nuk u mbyll me kaq, pasi edhe gjatë mbrëmjes së djeshme Braçe vijoi të denoncojë zhurmat që bëheshin nga pallati në ndërtim, të cilat nuk e lejonin të qetësohej dhe të flinte.

3 denoncime me video njëra pas tjetrës postoi zv.kryeministri në rrjetet sociale, duke u ankuar se zhurmat vijonin edhe pas orarit për ndalim qarkullimi, teksa tregon se përgjigja që mori nga pronari i firmës që po kryen punime ishte e shkurtër dhe ironike: “Ne nuk bëjmë muzikë, ne bëjmë zhurmë. Për zhurmat nuk ka orar”.

Epo, kur edhe zv.kryeministri nuk gjen dot zgjidhje për këtë problem, çfarë duhet të bëjnë qytetarët e thjeshtë, që nuk kanë asnjë pushtet në dorë? Ndoshta do ishte më mirë që Braçe t’i drejtohej organeve kompetente dhe jo qytetarëve, sepse këta të fundit mund vetëm t’i japin mbështetje me komente në postimet e tij.

Postimet e Erion Braçes:

Më shumë

spot_img