Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Në Mbretërinë e Bashkuar nis samiti i G7, pandemia e Covid-19 në qendër të bisedimeve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka filluar Samiti i Grupit të Shtatë të vendeve më të indrustrializuara të botës në Britaninë e Madhe. Ky është samiti i parë i tillë i cili mbahet drejpërdrejt që nga shpërthimi i pandemisë së Covid-19.

Sipas mediave ndërkombëtare, pritet që udhëheqësit e G7 të marrin vendimin për shpërndarjen e milirada dozave të vaksinës së koronavirusit në shtetet e tjera.

Samiti ka mbledhur së bashku udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendpushimin e Gjirit të Carbisit, në jugperëndim të Anglisë.

Udhëheqësit e shtatë vendeve më të zhvilluara industriale në botë gjithashtu do të takohen edhe me Mbretëreshën Britanike, Elizabeth II. Kjo është pjesëmarrja e parë në samitin e G7 për presidentin e SHBA-së Joe Biden, kryeministrin italian Mario Draghi dhe kryeministrin japonez Yoshihide Sugu.

Samiti do të zgjasë deri ditën e dielë më 13 qershor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img