Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Në mbledhjen e PD kërkonte protesta popullore, Gjekmarkaj bën kthesën e papritur: Kuvendi nuk duhet bojkotuar, Basha nuk do e bejë

Shkruar nga Newsbomb
Në mbledhjen e PD kërkonte protesta popullore, Gjekmarkaj bën

Deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021 në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj para disa javësh kur Basha mblodhi kryesinë në selinë e PD, së bashku me Mark Markun kërkoi që të bëheshin protesta popullore, revoltë e madhe ndaj të ashtuquajturit “regjim i Ramës”.

Mirëpo mesa duket Gjekmarkaj ka bërë kthesë sa i takon idesë dhe qasjes së duket të ketë PD ndaj PS dhe qeverisë Rama.

I ftuar në emisionin “Open”, Gjekmarkaj tha se të gjitha rrugët e tjera që shkojnë kundër futjes së opozitës në Kuvend, kontribuojnë në asgjësimin e pluralizmit.

“Nuk duhet bojkotuar Kuvendi se nuk duhet lënë bosh ai vend atje dhe nuk duhet dhënë asnjë minutë kohë për t’i nxitur shqiptarët. Çdo rrugë tjetër është asgjësim i pluralizmit, nënshtrim dhe unë nuk kam ndërmend ta pranoj dhe kam bindjen se Basha apo PD nuk do pranojë ndonjë rrugë tjetër”, tha Gjekmarkaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll