Të gjithë personat që i nënshtrohen testimit për marrjen e lejes së drejtimit, në muajin mars 2015 do të pajisen me patentë me pikë. Lajmi bëhët i ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Ylli Spahiu.
Sipas tij, patenta me pikë vjen si një risi në vendin tonë, një sistem ky që përdoret gjerëisht në vendet e bashkimit Europian. Sipas Spahiut, Drejtoria e Shërbimit të Transporit Rrugor tashmë ka gati gjithë infrastrukurën e nevojshme për të pajisur cdo qyetar me një patentë më pikë. Projekti për patentën më pikë ka nisur nga viti 2011 dhe tashmë e gjithë infrastruktura
është gati. Sipas këtij projekti do të jënë të lidhur brenda në sistem disa institucione, nga DPSHTRR, policia e shteit, drejtoria e qarkullimit, dhe penaliteti që ndërmarret ndaj një drejtuesi mjeti transmetohet në kohë reale tek të gjithë institucionet. Çdo shtetas i cili fiton të drejtën për të marrë leje drejtimi, i jepen në total 20 pikë, të cilat mund të ulen deri në 0 pikë, duke iu referuar shkeljeve që mund të bëjë. Ulja e pikëve do të pasqyrohet në regjistrin elektronik kombëtar të shtetasve. Por duke iu referuar ndryshimeve në Kodin Rrugor, nuk mund të hiqen më shumë se 15 pikë njëherësh. Nëse drejtuesi i mjetit i mbeten në patentë 0 pikë, ai humbet të drejtën për të drejtuar automjetin, kësisoj ai i nënshtrohet edhe një herë testimit, por pa qënë nevoja të bëjë kursin nga e para.