Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
0.5kmh
40 %
Mër
18 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
26 °
E mërkurë, 31 Maj, 2023

“Në mars gati vaksina e re”, CEO i BioNTech: 3 doza nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar Omicron

Lajme të ngjashëm

Sipas CEO të BioNTech,  tre doza të vaksinës kundër Covid-19 nuk janë të mjaftueshme për të luftuar “Omicron”.

Gjatë një deklarate për mediat Ugur Sahin tha se personat të cilët kanë marrë të treja dozat e vaksinës mund ta transmetojnë virusin.

 “Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se edhe personat që kanë marrë të tre dozat ka të ngjarë të transmetojnë virusin. Është e qartë se jemi larg efektivitetit prej 95 për qind kundër virusit fillestar”, tha ai.

Sahin gjithashtu tha të dhënat e hershme nga Britania dhe Afrika e Jugut janë pozitive. Hulumtimi i fundit nga Afrika e Jugut, ku u raportua për herë të parë Omicron, sugjeroi se dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech janë 70 për qind efektive në reduktimin e rrezikut të shtrimit në spital.

“Për shkak të Omicron do të ketë një humbje të efektivitetit me kalimin e kohës. Dhe këto të parashikime nuk do të bazohen në të dhëna paraprake laboratorike, por në të dhëna të jetës reale, gjë që është më e përshtatshme,” tha imunologu gjerman.

Kompania gjermane tashmë është duke projektuar një vaksinë kundër koronavirusit për të luftuar variantin e ri, duke përdorur proteinën spike të Omicron dhe 32 mutacionet e tij si një antigjen. Sahin njoftoi se vaksina pritet të jetë gati në mars.


Më shumë