Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Në Maqedoni përurohet sheshi “Skënderbeu”, por gjendja e tij lë për të dëshiruar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Me këngë e valle, për disa ditë më radhë është përuruar Sheshi Skenderbeu në Shkup, edhepse ndërtimi i tij nuk ka përfunduar. Që nga prezantimi i versionit të parë, projekti ka pësuar disa ndryshime, duke reduktuar në kosto dhe strukturë, duke stërzgjatur punimet më shumë nga sa ishte planifikuar si dhe me disa lëshime gjatë ndërtimit. Fillimisht ishte paraparë ndërtimi i një sheshi në vijë të drejtë me rrugën e qendrës tregtare “Mavrovasja” kurse bulevardi Goce Delçev do të kalonte nën të. Më vonë projekti u ndryshua dhe sheshi u ngrit një kat mbi rrugën ekzistuese në formë të një terrase pranë bustit të Gjergj Kastrioti Skenderbeut. Ky projekt parashikon parkim, i cili për momentin nuk ekziston, edhepse përurimi është bërë.

Fillimisht për sheshin Skenderbeu ishte paraparë të bëhej shumë më shumë, që nënkupton një projekt krejtësisht ndryshe. Megjithatë pas ndryshimit të tërësishëm të projektit që është shoqëruar me vonesa dhe mangësi në punë, autoriteteve për të festuar si duket u ka mjaftuar vetëm me figura dhe simbole të historisë dhe kulturës shqiptare.

albsig

spring

Nga Komuna e Çairit u arsyetuan se përurimi është bërë vetëm për të shënuan përfundimin e fazës së dytë, por kryetari i saj Izet Mexhiti si dhe shërbimet e informimit ishin të pakapshëm për të sqaruar se pse përurimi që jep përshtypjen e përfundimit të tij, bëhet pikërisht tani në prag të zgjedhjeve lokale. Gjatë inspektimit, ekipi i Alsat vërejti kosha të dëmtuar, pllaka të pasistemuara, të thyera ose të vendosura në mënyrë të parregullt si dhe mbeturina në vend të ujit në qeshma.

Për t’u ngjitur në katin ku ndodhet sheshi është paraparë edhe ashensor. Edhe pse është pjesë e kësaj faze të projektit dhe duhej të ishte përfunduar, ashensori siç mund të shihet është totalisht jofunksional. Funksioni i vetëm i tij për momentin, është si kosh plehrash.

Sheshi Skënderbeu ishte paraparë që të ndërtohet në tre faza, me një kosto të përgjithshme prej rreth 10 milionë eurove. Afati i parë për përmbylljen e punimeve ishte viti 2014, shkruan Alsat Maqedonia.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img