Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
8 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Në luftë me VDEKJEN, kush është ARDIAN ÇAPJA, 4 atentatet e dështuara ndaj tij dhe historia e HASMËRISË me familjen MEMA

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d97a7275a9330cdb1d2e432983f58a44

Ditën e sotme në qytetin e Elbasanit iu bë atentat Ardian Çapjes, një person i njohur për policinë për lidhjet e tij me botën e krimit.

Por ky nuk ishte atentati i parë ndaj familjes Çapja, pasi dy të parët dështuan, ndërsa i treti i ndohur ditën e sotme nuk dihet nëse do të quhet i dështuar ose jo, pasi Ardian Çapja ndodhte në spitalin e Traumës në gjedje të rëndë shëndetësore.

Por cilët dyshohet të jenë atentatorët e Çapjas?

Historia ka nisur në vitin 2005, ku Sokol Çapja u përfshi në një konflikt me ish-kreun e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, Fadil Mema.

Sokol Çapja mbeti i vrarë pas kësaj ngjarje, ndërsa si autorë u akuzuan nipërit e oficerit të Policisë, por nuk mbaroi këtu, pasi Çapjajt morën hak duke vrarë kunatin e Fadil Memës, Ardian Ibrahimin në maj 2006.

Në vitin 2012 –  u ekzekutua Gentian Beqiri, një nga të akuzuarit për vrasjen e Sokol Çapjas, ndërsa në mars të 2015 në Torino të Italisë ekzekutohet edhe Fadil Mema.

Në 3 shkurt 2016 –  bëhet edhe atentati i parë ndaj familjes Çapja, ku mbetën të vrarë Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, ndërsa mes tetë të plagosurve ishte dhe Florenc Çapja.

Në 6 gusht 2017 –  Ardian Çapjas i bëhet edhe atentati i dytë, u godit me predha, por për fatin e tij të mirë predha nuk shpërtheu, duke bërë që edhe këtë herë Ardian Çapja t’ja hidhte paq.

Atentati i tretë i bëhet përsëri në vitin 2017, ku në afërsi të banesës së tij goditet me kallashnikov dhe armë të tjera, por sapo ka dëgjuar të shtënat ai është futur brenda duke iu shpëtuar plumbave.

Makina e përdorur nga autorët, të cilët as sot nuk janë gjetur, ishte e vjedhur dhe i përkiste një biznesmeni në Tiranë, Xh. Hoxhës. Pas atentatit autorët e dogjën makinën dhe bashkë me të edhe provat që policia mund të gjente.

Atentati i sotëm, më 8 qershor 2020 ishte dhe i katërti ndaj tij dhe familjes së tij, ku Ardian Çapja u godit me snajper nga një kodër, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img