Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në ‘luftë’ me Covid-19, Manastirliu publikon foton e infermieres me pacientin brenda infektivit: Heronj të palodhur në misionin për të shpëtuar jetë

Shkruar nga Newsbomb
Fotoja e infermieren e publikuar nga Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto të një infermiereje në spitalin Infektiv bashkë me një pacient të shtruar që po merr trajtim.

 

Bëhet fjalë për Kimete Zgura e cila shërben me përkushtim e profesionalizëm në spitalin Infektiv, thotë Manastirliu.

Manastirliu ka vlerësuar punën e saj dhe të të gjithë infermierëve, të cilët i quan heronj të palodhur në misionin e tyre për të shpëtuar jetë.

“Kimete Zgura shërben me përkushtim e profesionalizëm në spitalin infektiv, e palodhur si i gjithë stafi infermieror i këtij spitali, që çdo ditë përballen me Covid 19, me misionin për të shpëtuar jetë!

Punë heroike e infermierëve të Infektivit”, shkruan Manastirliu.

Kujtojmë  se në shërbimin infektiv aktualisht janë 64 të shtruar, 5 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, prej të cilëve 2 janë të intubuar, ndërsa 1 pacient ndodhet në pavion.

Në total numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 361 ndërsa janë shënuar 20 viktima.

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll