Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
30 %
6.2kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

Në luftë me coronavirusin, por ja kush janë vrasësit e vërtetë që nuk i kemi parë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

KORONAVIRUSIN E SHTYP MAKINA!

 

Nga Edi Oga ekskluzivisht për newsbomb.al

Koronavirusi mbetet armik i njerëzimit, por jo aq i frikshëm sa tre muaj më parë!

Të gjithë kemi qenë dëshmitarë se si “ky mut virusi, bëri kërdinë” ndër njerëz në të gjithë Botën, duke preferuar ata të vendeve më të zhvilluara. (për fatin tonë!)

A është koronavirusi vrasësi më i madh i njerëzimit gjatë periudhës 1 Mars – 30 Maj?!

Le të bëjmë një përllogaritje të bazuar tek të dhënat zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe le ta vendosim “koronën” në vendin që i takon, në listën e vrasësve të njerëzimit, për periudhën 1 Mars – 30 Maj!

1. Sëmundjet ishemike të zemrës – rreth 3.000.000 vdekje

2. Goditjet në tru – rreth 1.500.000 vdekje

3. Sëmundjet pulmonare obstruktive – rreth 620.000 vdekje

4. Infeksionet e traktit të ulët respirator – rreth 450.000 vdekje

5. Diabeti i sheqerit – rreth 430.000 vdekje

6. COVID – 19 (coronavirusi) – rreth 400.000 vdekje

8. Aksidentet në rrugë – rreth 380.000 vdekje

7. Tuberkulozi – rreth 350.000 vdekje

Pra, në periudhën e aktivitetit të tij më vrastar, prej koronavirusit kanë vdekur më pak njerëz sesa nga pesë lloje të tjerash sëmundje të tjera!

Dakord, koronavirusi është vrasës, por një “vrasës mesatar” i cili po e humbet fuqinë e tij vrasëse dhe deri në fund të vitit, do të bjerë shumë poshtë në këtë listë. Është e sigurt se kur të bëhen bilancet e të vdekurve në fund të vitit, nga aksidentet në rrugë do kenë vdekur rreth dy – tre herë më shumë njerëz sesa nga Covid-19. Po po, e lexuat mirë dhe këtë e them me bindjen e atij që di të lexojë mirë statistikat.

Aksidentet në rrugë, edhe në 2020-n do të shkaktojnë më shumë të vdekur sesa Covid-19!

Të gjithë mund të bëjmë aksident, siç edhe të gjithëve mund të na prekë koronavirusi, por a mbyllemi ne në shtëpi për t’u ruajtur nga aksidentet? Jo! përkundrazi! Ne udhëtojmë në rrugët e mbushura me shoferë të papërgjegjshëm duke e “marrrë në sy” rrezikun! Ne jemi mësuar të bashkëjetojmë me rrezikun nga aksidentet dhe me gjithë sëmundjet e tjera që na shkurtojnë jetën. Ka ardhur momenti që ne të mësohemi edhe me praninë e koronavirusit në jetën tonë, sepse njerëzimi sot e njeh mirë këtë “keqbërës” të padukshëm. Sot njerëzimi di të ruhet më mirë nga ky virus, di ta dallojë më shpejt “bujtësin” e tij, di ta trajtojë më mirë dhe, në pak muaj, në mos vaksina, me siguri do të gjendet kura për të mos vdekur më prej tij.

Nuk ka asnjë arsye të qenësishme për t’u mbyllur sërish në shtëpi!

Nëse duan të na mbyllin, e bëjnë për motive të tjera, e bëjnë për “punët e tyre”.

Nëse dëgjoni në televizor “sot në shkallë vendi kemi 441 të infektuar aktivë me koronavirus”, mendojeni sikur dëgjoni “sot në shkallë vendi po qarkullojnë me makinë 441 shoferë të papërgjegjshëm!” Ok, mund të jenë shumë më tepër, por ju do të dilni me makinë gjithsesi. Do të vini rripin e sigurimit dhe do të bëni kujdes!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img