Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
90 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

“Në luftë, i patrembur; në punë, i palodhur; në jetë, i moralshëm…”, Avokat Ngjela fjalë zemre për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati i njohur Spartak Ngjela, i jep lamtumirën me fjalë zemre politikanit Bashkim Fino, i cili mëngjesin e sotëm u nda nga jeta pasi nuk e fitoi dot betejën me Covid-19. Ai mbylli sytë përgjithmonë në moshën 59 vjeçare.

“Unë e kisha mik, dhe u miqësova me të jo nëpër lokalet e Shqipërisë, por kur ai ishte si drejtues, si kryeministër dhe si menaxher brilant i qeverisë që drejtonte.

Në luftë i patrembur; Në punë, i palodhur; Në fushata elektorale tejet popullor;  Dhe në jetë: i moralshëm, shoqëror dhe vetëm i drejtë.

Ti u largove Bashkim në një kohë kur duheshe shumë. Të qoftë i lehtë dheu i atdheut tënd”, shkruan ndër të tjera Ngjela.

Mesazhi i plotë i avokat Spartak Ngjelës:

Bashkim Fino, nuk jeton më. Dhe me dhimbje më duhet ta them këtë…

Bashkim Fino, ishte një njeri i veçantë: kishte moral të lartë dhe edukatë të mirëfilltë qytetare.

Punëtor i madh dhe me optikë të lartë menaxheriale.

Tani nuk jeton më.

Por, si kryeministër, ai e shpëtoi Shqipërinë në trazirat e vitit 1997. Operativ, trim, paqësor dhe humanist: ai diti të drejtonte edhe shtetin, por diti që të jepte edhe optimizëm me logjikë të saktë kundrejt ndërkombëtarëve të shumtë që e shihnin me shumë shqetësim çështjen shqiptare.

Tani nuk jeton më.

Humbje e madhe për politikën shqiptare, njëlloj si dhe për familjen e tij.

Unë e kisha mik, dhe u miqësova me të jo nëpër lokalet e Shqipërisë, por kur ai ishte si drejtues, si kryeministër dhe si menaxher brilant i qeverisë që drejtonte.

Në luftë i patrembur;

Në punë, i palodhur;

Në fushata elektorale tejet popullor;

Dhe në jetë: i moralshëm, shoqëror dhe vetëm i drejtë.

Ti u largove Bashkim në një kohë kur duheshe shumë.

Të qoftë i lehtë dheu i atdheut tënd.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img